Home / Kryesore / Yehuda Amichai (1924-2000)

Yehuda Amichai (1924-2000)

Bardhyl LONDO-
Poeti me i madh izraelit dhe nje nga me te medhenjte boterore i perkthyer ne 40 gjuhe vecanerisht ne Amerike ku eshte poeti i pare i huaj qe meritoi cmimin prestigjioz Luani i arte akorduar nga Bibliote e New yorkit. Disa here kandidat per cmimin Nobel dhe fitues i shume cmimeve nderkombetare. E takova kur mori Kuroren e Arte te Struges dhe i botova librin Mister i perjetshem. Ne katedralen e Ohrit ku iu dorezua cmimi ai kishte zgjedhjr te lexonte poezine Karl Marks,nje parodi elegante me predikimet e Marksit. Vecanerisht e bukur eshte mbyllja. Marksi thote se fundi eshte lufta finale,ndersa poeti fundi eshte nje lot. Megjithate ai i drejtohet Marksit si ebreu ebreut.
KARL MARKS
Karl Marks c gje e ftohte je,
jashte njeri,nje ebre brenda varrit nen shiun e huaj.
” Njeriu do jetoje vetem me buke”.Ti vete je nje buke e vetmuar,
c buke e vetmuar je,,
nje buke rrumbullake e shekullit te fundit,
nje. buke. rrumbullake qe rrokulliset duke kthyer kokeposhte gjithcka.
Ja ku jam kete dite dimri ne Jaruzalem,
ku ebrenjte e raskapitur kerkojne trupat e tyre,
shpatullen,eshtrat,gjoksin,organet gjenitale:
rrezikun dhe dashurine.
Lekura ime ende me mbron nga shiu,
po ne rast se une qaj,nje nga lotet e mi do te mbaje
ujin qe varet nga qielli.
Karl Marks me mjekren me mjekren si nje rabin hasadik,kasap
dhe ekzaminues i historise,
keshtu pra gjithcka
do te behet sipas ligjit.
Shiko,vendosa abazhurin prane dritares te ndricoj veten,
une paguaj qerane ne kohe,
mundohem te mbroj veten,ushtrite armike marshojne,
me raketa dhe furi,beteje e fundit do te vije
pastaj vdekja dhe asgje pas saj.
Shiko dashuria ledhaton gjoksin tim
dhe tundon qenien time.
Karl Marks,pika finale
eshte gjithmone nje lot.

Check Also

Sot përballja e fundit Trump-Biden

Sot do të mbahet përballja e fundit në sallën e Belmont University në Tenessy, mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =