Home / Aktualitet / Xhamia e Plumbit monument kulture, një projekt restaurimi dhe konstruksioni për problemin shumë vjeçar të përmbytjes

Xhamia e Plumbit monument kulture, një projekt restaurimi dhe konstruksioni për problemin shumë vjeçar të përmbytjes

Xhamia e Plumbit është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë, në Shkodër. Objekt kulti monument kulture, që prej vitesh është përballur me probleme, ku shqetësuese ka qenë dhe përmbytja. Problemi shumëvjeçar i përmbytjes së xhamisë së Plumbit në Shkodër duket se po gjen zgjidhje, ku së fundmi u prezantua dhe një projekt restaurimi dhe konstruksioni. Projekti u prezantua në praninë e ministres së Kulturës Elva Margariti dhe më gjerë. Ministrja e Kulturës shprehet se problemi në monumentin me vlera shpirtërore dhe kulturore po gjen zgjidhje falë projektit bashkëpunim me ministrinë turke të Kulturës.

“Problemi shumëvjeçar i përmbytjes së xhamisë së Plumbit në Shkodër, këtij monumenti me vlera shpirtërore, kulturore, por edhe një simbol qëndrese po gjen zgjidhje falë projektit, që do të vëmë në jetë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë”, shprehet në një status të saj ministrja e Kulturës, që ka publikuar dhe foto gjatë prezantimit të këtij projekti, me rëndësi për këtë objekt kulti. Projekti “Restaurimin dhe Konstruksionin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet” për xhaminë e Shkodrës (Busatli Mehmet Pasha) u prezantua në praninë e ministres Margariti, por dhe të përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman dhe besimtarëve shkodranë. Sipas ministres Margariti, problemi shumë vjeçar i xhamisë do të mënjanohet. “Problemi i përmbytjes do të mënjanohet përmes një sistemi drenazhimi, të organizuar mirë rreth ndërtesës dhe përmes krijimit të një sistemi kullimi të sigurt”, vijon Margariti.

Projekti  

Ky projekt ka rëndësi për xhaminë e Plumbit, e njohur për vlerat e saj në trashëgiminë tonë kulturore. Për ministren Elva Margariti, imazhi i kupolave të xhamisë mbi ujë të jetë vetëm një kujtim. “Objekti do t’i nënshtrohet restaurimit, duke ruajtur çdo element që e bën këtë ndërtesë unike, duke përdorur teknika dhe material origjinale. Ajo çka ne dëshirojmë është që ai imazhi i kupolave të xhamisë mbi ujë, të jetë vetëm një kujtim dhe të rifitojë vlerat që meriton si objekt kulti dhe monument kulture, në këmbët e një kalaje të mrekullueshme si ajo e Rozafatit”, shprehet Margariti.

Xhamia e Plumbit e ndërtuar më 1773 është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë. Quhet e Plumbit, sepse në kohën e sundimit osman, kubetë e xhamisë ishin të veshura me shtresa plumbi. Me kohën dhe braktisjen e lagjes, njerëzit nisën t’ia hiqnin plumbin për ta shitur. Në kohën e pushtimit austro-hungarez, organet ushtarake vazhduan këtë vepër shkatërruese, duke ia hequr plumbin e mbetur. E ndërtuar nga Mehmet pashë Plaku i Bushatllinjve, shënjoi rëndësinë e fushës në lindje të kodrës së kalasë, e cila asokohe po gëzonte një zhvillim të madh në përvijim të pazarit.

Check Also

Ylli i Interit rrit pretendimet financiare, klubi zikaltër pezullon rinovimin

Lautaro Martinez është një nga sulmuesit më të kërkuar të momentit dhe në skenë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =