Home / Aktualitet / Xhaferri: Porti i Durrësit si një lavatriçe për të larë paratë e pista të oligarkëve

Xhaferri: Porti i Durrësit si një lavatriçe për të larë paratë e pista të oligarkëve

Kreu i PD së Durrësit Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar në një konferencë për mediat, aferat e portit të ri në qytetin e Durrësit, ku nuk ka lënë pa përmendur faktin se gjatë vijës së ndërtimit do të ketë vetëm vila përpara të cilave do të parkojnë jahtet duke e përdorur portin e Durrësit si një lavatriçe për të larë paratë e pista të oligarkëve.

Sakaq qeveria Rama duket se ka nisur pa asnjë njoftim punimet për portin e mallrave në zonën e Porto Romanos, duke rrezikuar banesat në kodrat përreth dhe monumentet kulturore, çfarë konfirmon edhe një herë atë që kreu i PD dega Durrës denoncoi, mungesën e një studimi.

Dy ditë më parë Kryeministri Rama hodhi për konsum maketin e Portit të ri të Durrësit. Përsëri dhe si gjithmonë pamë një prezantim në 3D.

Por nisur nga rëndësi që ka Porti i Durrësit për qytetin dhe gjithë Shqipërinë, ne i kemi kërkuar dhe vashdojmë t’i kërkojmë qeverisë sqarime për disa cështje:  

Së pari:  Qytetarët akoma nuk e dinë se mbi cfarë studimi do zhvendoset Porti Ekzistues. Ku do të zhvendoset, kur do të zhvendoset, si do të zhvendoset dhe cfarë kapacitetesh do të ketë?

Së dyti: Janë disa institucione Europiane dhe Ndërkombëtare që kanë financuar me kredi ndërtimin e infrastrukturës portuale.  Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka financuar 17 milion Euro për ndërtimin e kalatës së kontenierëve. 

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 32 milion Euro për terminalin e trageteve. Banka Botërore ka financuar 13 milion USD për kalatën e përpunimit të grurit.

Ndoshta problemi më i vogël është vlera financiare. Problemi madhor ka të bëjë me faktin se Rama po na largon gjithmonë e më shumë nga rruga drejt BE-së.

Së treti: Cfarë do bëhet me kontratat koncesionare për terminalin e mallrave rifuxho dhe terminalin e pasagjerëve? Aty kemi kompani Gjermane që janë me koncesion për 35 vite.

Përsëri do paguajmë në arbitrazh papërgjegjshmëritë e kryeministrit?

Partia Demokratike nuk është kundër projekteve që zhvillojnë qytetin. Por, deri më tani kemi parë vetëm makete dhe nuk kemi as studime, as transparencë dhe as kuadër ligjor.

Pra, kemi parë maketin e Ramës dje, darkën me arabët tek restoranti i famshëm i Nusretit të ministrit Ahmetaj dhe plackitjen që po i bëhet pa kuadër ligjor kësaj godine, që njihet si godina me xhama, (që sikurse shihet edhe kanë rrethuar).

Qytetarët kërkojnë përgjigje nga qeveria për këto problematika dhe njëkohsisht drejtësia e re duhet të veproj‘, tha Xhaferraj.

Check Also

Situata e Covid-19/ Mjeku Besnik Jakaj: Qeveria po përdor pandeminë për propagandë

Anëtari i kryesisë së LSI-së Tiranë, Besnik Jakaj ka akuzuar qeverinë  se po përdor pandeminë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − ten =