Home / Uncategorized / Xha Manthua e çeta e Çerçiz Topullit

Xha Manthua e çeta e Çerçiz Topullit

Nga Zija BASHA-

Ishte fundi i gushtit 1973.Nje mbasdite shkova ne fshatin fqinj Dervician.Kisha porositur nje pale kepuce tek kepucari Jani Krokari.Me tha te prisja dhe nje ore.Shkova tek miku im elektricisti Mico Mano ne shtepi.Pas gjysme ore dolem te dy per shetitje ne sheshin ne qendren e Dervicianit.Vura re se po vinte perballe nesh nje burre me trup mesatar ,me kostum te zi,me kapele cilinder si te Uiston Cercillit,me nje bastun te zi qe e mbante ne dore.E pyeta Micon:
-Kush eshte ky mo Mico?
-O, eshte nje amerikan qe ka ardhur tani.-u pergjegj Micua.
Kur u afrua largohet nga krahu i kundert i rruges dhe u drejtua drejt nesh.Mu drejtua mua e duke me pare drej ne sy me pyeti:
-Mos je nga Lazarati ti?
-Po .-i thashe.
-I kujt je?-me tha.
-I xhevdet Bashes.-ju pergjegja.
-Gjyshin,gjyshin,ke ke gjysh?
-Asllan Bashen.
-O ,vellai i Dervishit,Selmanit e Qamilit.Qamilin e kam pasur vellam me kordhe sic eshte zakoni.Se une jam nga Kollorca,shqiptar.Ikem me 1913 se Xhevit Pashai qe mblidhte ushtaret e mbetur turq rrugeve vuri shtabin ne Kollorce e s’na lane gje pa marre.Mbeten pa buke e therisnin ne cdo shtepi “ekmek”,”ekmek”,buke ,buke.Fshati Kollorce qe i gjithi fshat shqiptar i krishtere e shkuam ne fshatrat e krishtere si ne Suhe,Palokaster,Dervician,Goranxi deri ne Zagori te poshtme.
Pastaj me shterngoi doren fort perzemersisht e u largua.Une u ndava nga Micua e shkova te kepucari.Nuk kaluan as 5 minuta kur te dera e dyqanit u shfaq perseri Burri me kostum te zi e me cilinder ne koke.
-Erdha prap ,Jani.-i tha kepucarit.
-Se me babane e Janit,mor djale une kam qene nje kohe te gjate ne Notio,(kryeqyteti Argjentines Buenos Aires) .Pastaj shkova ca kohe ne Nevjork,ne Llondon e shumicen e kohes ne Sidnei te Australise.Kam 52 vjet qe kam ikur nga vendlindja e erdha te vdes ne shtepi prane njerzve te mi te dashur.Djalin e lashe 17 vjec e sot ka martuar edhe femijte.Po nuk gjeta plaken.Ka 6 muaj qe ka vdekur e kjo me merakos.
-Po sa vjec je-i thashe.
-Isha 40 vjec kur ika e tani jam plot 92 vjec.
-Ti flet nje shqipe te kulluar .-ithashe
-Kudo qe shkova edhe endrat shqip i shikoja e ne Kollorcen time behesha ne gjume ,me njerzit e mi te dashur.
U habita e nuk u besoja syve.Qe i beshem e me fytyre pa asnje rrudhe,i zhdervjellte ne levizje e betoheshe se qe rreth te gjashtedhjatave.Si pagova kepucarin mora kepucet e dola ,por edhe xhaxhai erdhi pas mua.Me kapi nga krahu e me tha:
-Nxitohesh per ne Lazarat apo te llafosemi nje cike ketu se kam shume mall per Kollorcen e Lazaratin se aty jam rritur.
-Mire shkojme pime kafe ne klub -i them.
-Jo,jo se atje ka muhabete.Le te rime ketu ne sufate e kafenese kishes.
-Pse kjo ka qene kafene e kishes?
Po tamam. Sic ka qene eshte ,po tani e mbyllur.
U ulem ne sufate e klubit te kishes e vazhduam bisedimin.
-Si e ke emrin se nuk te pyeta me pare ?
-Une jam Mantho Pacua nga Kollorca.Me foli me respekt per te paret e mi dhe i emocionuar permendi vellamin e tije Qamil Bashen duke treguar episode qe kishin kaluar se bashku.Me tregoi per kollorciotet e grate e vajzat e tyre te bukura punetore,por edhe trimeresha.Kollorciotet ishin si lisa , trima e bujare.E njeh Shomo Ngjellon,ashtu si ai jane.
-Po ,kemi mardhenie miqsore dhe djemte ashtu i ka trupmedhenj,te bukur,besnike e puntore.
Po ketu mo djale une kam nje kujtim te paharruar me Cerciz Topullin e trimat e tij.Cercizin e pashe dje ne Gjinokaster ne statut.I gjalle .Qava kur e pashe.Rrofte kush e beri.
-E ka bere Odise Paskali nga nje fshat i Permetit.E derdhi ne Itali.Ka bere edhe statujen e Skenderbeut ne mes te Tiranes.Rron edhe sot .-i pergjigjem.
Ketu ku rrime une e ti kam takuar Cercizin me trima.Dhe filloi refimin:
-Ate dite marsi u ngrita heret me nate mbolem dhente ,qumeshtin e hodha ne dy bidone me pafille ,ja vura mushkes per ta shpure ne restorantin e Nasho Millos ne Dervician.Isha nga mbrapa ketij muri kur degjova zera burrash qe llafosnin shqip ,benin shaka e qeshnin.Dola nga perroi te ky sheshi dhe
u fola si qene gdhire.Me kthyen pershendetjen .Njoha Asllan Bashen ,kryeplak i Lazaratit,Foto Litin,kryeplak i Dervicianit dhe ekonomatin e manastirit Dervicianit Spiro Diamantin.Te tjeret qene me guna dhe me mjekra Ishin 7 vete.Bera disa hapa dhe Asllani me tha :
-Mantho,prit pak! Mu afrua e me tha te shpija qumeshtin tek Nashua e te vija aty se kishte nje porosi.Ashtu bera,Kur u kthev me erdhen perpara Asllani,Fotua e nje djale i gjate ,lastar,i bukur, me mustaqe te holle,me sy te medhenj,me mollezat e faqeve te kuqe,fytyre qeshur e kur qeshte i dukeshin dhembet e bardhe e te regullt nje e nje.Asllani me tha:
-Sonte ,kur te biesh qumeshtin te Nashua,do te shkosh ne guvat e Burdes se atje prane kishes se varrezave te presin keta trimat.Nuk jane cakerxhi, (kusare turqisht) jo.Jane te miret e maleve,trimat e maleve ,te na i ruaj perendia.E kupton ti.Do te vijne me ty afer darke ,do ti shkosh nga zalli zi e do ti shpiesh tek kisha juaj e shen Gjergjit.Ushqeji e te besh si te thone keta.Ne do te shperblejme.
-Tani e prishe fare .Po jane nga ata s’ka shperblime.- thashe i inatosur.Qeshen te tre dhe me mbeshtolli Cercizi ne kraharor.
Cercizi nxori nagantin me 10 fisheke dhe rezoi nje nga deget e ketij rrapi, e trashe si qafa e dores.
-Po gjyshi im mo xha Mantho e rezoi ? Qeshi e tha
-Gjyshi yt e tundi ,por nuk ra dega.
U pershendeta me ta dhe shkova perseri ne shtepi ne maje te bregut te Kollorces.Mbasdite shkova ne Dervician te coja qumeshtin e te mirja te miret e maleve.I pashe ne guvat e Burdes dhe kur u ktheva me shoqeruan pas e larg te ndare dy e nga dy sa me larg rruges se Janines.Arritem ne kishen e Shen Gjergjit.Une shkova ne shtepi per tu sjelle ushqim e ata bene qitje me revole e pushke ne Gropen e Priftit ne rreze te ledhit te larte .Memes i kisha lene porosi per te bere 3 buke te norme e ajo e Cinges dhe Ngjellos nga dy buke secila.Ne darke mora dy kusi me kose dhe u nisa per te trimat e pas meje erdhen dy djemte me buket nje djale nga priftajt e nje nga xhanarajt.Naten me Jorgo cingen therrem nje ber dhe e poqem ne dy sece per tua vene ne torba per te nesermen.
U ngritem me Jorgon me tre sahat nate mbolem dhente e ngarkuam mushken per Gjinokaster tek Hani Stavros sic me porositi Asllani.Shenja me trimat qe tundja e ziles se mushkes e cikat e zjarrta te urorit.Trimat erdhen shpejt dhe une u ndava mishin e pjesetuar qe e vura ne nje rrobe ne shesh me ndihmen e Jorgos.U nisem drejt Gjinokastres nga Leknjazi,zallit te zi perpara teqese e u sosem ne kalldremin e bregut te Martinit per ne lagjen Cfake.Para se te kalonim uren e bukur te Cfakes Cercizi na ndali e tha :Ne krye te ures ne do ndahemi Manthua,Hitua e Barjami do te vene te Hani Stavros.Une Cerciz Topuli,Mihal Gramenua,Abaz Kolonjari(Nivica)Zeman Mashkullora e HajredinPermeti do te shkojme nga Mitropolia e perposh drejt e te vendi.Qe nate e vetem Zemanin njihja cili qe.Ne kry te kalldremit,si kaluam uren u ndame duke u perqafuar te tere.Une me Hiton e Barjamin dolem ne sheshin e pashakaurit dhe aty na dolen tre ushtare turq rroje qe na ndaluan e une u fola shqip :Ejani pini nga nje kapak qumesht e na lini te vemi ne hallin tone .Pine qumeshtin e na lane te ikim.Nuk na doli njeri perpara deri tek Hani Stavros.Kur arritem ne han te dy me thane ne nje goje
-Shpejt,Mantho vellai, le qumeshtin e largou shpejt .U gdhi mire dhe une lash qumeshtin,mora mushken dhe ika per ne Kollorce me matarate bosh.Kur po dilja nga lagja Cfake ,tek kalldremi Bregut te Martinit plasi dyfeku .Arrita ne shtepi pa takuar njeri dhe ate dite nuk fola me njeri asnje fjale,por rrija si mbi gjemba se mos me vinin e me arrestonin.Te nesermen me thane se qe vrare bimbashi turk Halil Bej Gusinja nje shpirtkatil bosnjak qe e kishte plumbin hak.Ate dite porosita memen e miqte e mi komshij e te aferm qe te mos flisnin asgje per trimat e kishes se Shen Gjergjit te Kollorces qe i pane me syte e tyre kur benin qitje .Nje jave me vone plasi lufta ne Mashkullore qe na la nje deshmor,ate djalin e njome nga Permeti.Mu ne sy e kam .Eh!I ka lufta keto.Pas ca ditesh doli kenga:
Te rrapi ne Mashkullore
Foli Cercizi me goje
Mulazim ,largo tabore,
Leri djemte e mi te shkojne
Se te bej te kuq me boje.
E beri nje djale nga Golemi i burgasur ne kala.
-Kendohet shume ne cdo trapez e dasma,Xha Mantho.
-Po do kendohet sa te rroje Shqiperia ,mo djale,se ata qene te miret e maleve shqiptare.Po kete kenge e kendojne? Dhe filloi qete qete:
Asqere nga Janina vijne.
Rrethosne lagjen e xhamine,
Ku e ka Cecua shtepine?
Vadhahi qe nuk e dime.
Kadhauz vuri dulbine.
Ja komitat se ku rine.
Ne teqe me Qiparize.
Baba Mania me Cercize.
Si me tregoi keto gjera Xha Manthua u perlot.Aq shume me emocionoi sa nuk mbaj mend asgje se cfare fjale te emble e pergezime i fola sa ai u perteri i teri e me mbeshtoli ne kraharorin e tije te gjere si te isha biri i tije Mihua. Kur e kujtoj kete cast them me vehte paskam qene me fat qe nuk mu nda xha Manthua deri sa me beri te fluturoja nga gezimi per ato qe me tha per trmat e maleve me flete qe i sollen pavaresine Shqiperise.Cerciz Topulli,Mihal Gramenua,Barjam Prongjia Hajredin Tremishti,Abaz Nivica Hito Lekdushi,Zeman Mashkullora bene epopene e Luftes se Maskullores 110 vjet me pare e ngelen ne altarin e atdheut perjete.U prehshin ne paqe trimat e Shqiperise!.U prehte ne paqe Mantho Paco Kollorcioti qe ndihmoi trimat ne kohe te veshtire!

Check Also

Nesër rikthehet ora verore, akrepat do të lëvizin një orë përpara

Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara.  Në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + one =