Mali vullkanik Etna vazhdon shpërthimet spektakolare, duke hedhur lavë në ajër deri në lartësinë një mijë metra.
Shpërthimet kanë tmerruar madje vullkanologët ditët e fundit, ku shpërthimet e Etnas po ndriçojnë qiellin sicilian çdo natë.
Disa thanë se shpërthimi i së hënës, që vazhdoi deri në orët e para të së martës, ishte më i fuqishmi gjatë aktivitetit të saj të fundit, me një ekspert që tha se një shpërthim i këtij lloji nuk ishte parë për dekada.
Ndërkohë, imazhet satelitore tregojnë ‘lumenjtë’ e rrezikshëm të lavës që mund të shihen nga hapësira.
Prej një jave, Etna ka hedhur lavë, e shkëmbinj vullkanikë, ndërsa aeroporti pranë Catanias u mbyll përkohësisht.
Vullkanologu Boris Behncke, i qendrës së vëzhgimit Etna të institutit kombëtar, thotë se ka ndjekur shpërthimet e fundit me frikë.
Ai shkroi në faqen zyrtare të qendrës së vëzhgimit se një shpërthim i tillë nuk ishte parë prej shumë vitesh.