Home / Aktualitet / Vulin përdor termin “shiptari”, Kamberi: S`mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që s`ka dinjitet

Vulin përdor termin “shiptari”, Kamberi: S`mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që s`ka dinjitet

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin po vazhdon ta përdorë me krenari termin pezhorativ “shiptari” për shqiptarët.

Kamberi shkruan në Facebook se nuk ndjehet i ofenduar nga  dikush që sipas tij nuk ka dinjitet.

“Problemi është se z.Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. I kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si “Albanci”.

“Paramendoni, Ministri i Brendshëm që nuk i përfill ligjet e shtetit, terminologjinë zyrtare. Prandaj, z.Vulin është sot një nga simbolikat më të mira se ku është katandisur Serbia së sotme.Pa e harruar faktin se duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, z.Vulin dëshmon se nuk shqetësohet për reagimin që prodhon gjuha e tij, në përditshmërinë e qytetarëve serbë që jetojnë në mjediset e përziera me shqiptarët”.

“Por natyrisht se z.Vulin nuk shqetësohet për fatin e Sllavicës dhe Draganit që bashkëjetojnë me shqiptarët. Ata dëshiron vetëm t’i shfrytëzojë për pushtetin e tij, duke e aktruar patriotin serbomadh nga restorantet luksoze të Beogradit”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + ten =