Home / Aktualitet / Vuçiç “ziliqar”: “Kosova mbështetet nga Amerika”

Vuçiç “ziliqar”: “Kosova mbështetet nga Amerika”

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi është duke biseduar de-fakto për Kosovën me Perëndimin, dhe jo me shqiptarët.

Ai theksoi se pala serbe do të ketë të njëjtën platformë në vazhdimin e mundshëm të dialogut me Prishtinën, por gjithsesi ai shtoi se tani për tani nuk e sheh ndonjë zgjidhje.

“Është e qartë që ne jemi duke negociuar me Perëndimin, jo me shqiptarët”, tha Vuçiç, i cili shtoi se ai ka qenë nën presion për shtatë vjet pasi një marrëveshje detyruese supozohej se do të nënshkruhej deri në fund të vitit.

Ai gjithashtu tha se aktakuzat kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli dhe ndryshimet e mundshme në krye të ekipit negociator të Prishtinës nuk kanë asnjë lidhje me të ardhmen e dialogut.

“Si jam një negociator me përvojë? Unë jam një burrë i vogël nga Ballkani. Nuk arrij t’i përgjigjem të gjithë të mëdhenjve, si Hoti dhe Thaçi, për të mos përmendur evropianët. Ata janë shumë më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm se ne. Ata kanë mbështetjen e Amerikës dhe Gjermanisë”, tha Vuçiç.

Check Also

Rama publikon videon e mjekut dhe ironizon Bashën: Ka mbaruar shkollën me pesa. Zgjohu Luli, zgjohu dreqin

Kryeministi Rama publikon një video dhe thotë se personi që kreu i PD Lulzim Basha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + twenty =