Home / Aktualitet / Vuçiç sqaron deklaratën: S’është kërcënim, por dëshirë për kompromis dhe paqe

Vuçiç sqaron deklaratën: S’është kërcënim, por dëshirë për kompromis dhe paqe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është përpjekur të sqarojë deklaratën e tij që solli reagime të ashpra në Kosovë dhe Shqipëri.

Kreu i shtetit serb ka sqaruar me një deklaratë tjetër se komenti për “konfliktet e ngrira” që ai pati thënë se “mund të përshkallëzohen në çdo moment”, ishte për të nënvizuar nevojën për të shmangur këtë politikë të konfliktit të ngrirë.

“Me këtë kam shprehur dëshirën që të krijojmë paqen dhe të bëjmë zgjidhjen me kompromis. Për çdokënd kjo ishte e qartë,” – pretendoi Vuçic, ndërsa shtoi se “Kosova i ka arsyet e veta dhe përplasjet e brendshme”.

Deklarata që Vuçiç bëri duke hequr një paralele me konfliktin në Nagorno-Karabakh, erdhi pas një takimi që presidenti serb zhvilloi me ambasadorë të Shteteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Evropian në Beograd.

Ai paralajmëroi se “situata mund të përshkallëzohet deri në një katastrofë të vërtetë”.

Nga Prishtina erdhën reagim të ashpra. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Avdullah Hoti, i bënë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të mbajnë qëndrim për këto komente.

Por deri tani nuk ka pasur asnjë koment as nga BE dhe as nga NATO.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në një intervistë për Eruonws Albania e cilësoi të papërgjegjshme deklaratën e Vuçiç.

Check Also

Qendra estetike ofron shërbime s*ksuale, arrestohet menaxheri në Don Bosko, pronari arratiset

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 2 =