Home / Aktualitet / Vuçiç: Situata për ne është e pashpresë, por ta shohim se sa lehtë do ta ketë Albin Kurti

Vuçiç: Situata për ne është e pashpresë, por ta shohim se sa lehtë do ta ketë Albin Kurti

“Unë e shoh që Albin Kurti gjithashtu po zgjidh edhe zhvillimet tona të brendshme, duke folur se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini ata, ata të gjithë janë të fortë dhe të zgjuar. Ne do t’i lëmë ata që të bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë punën tonë”, ka thënë në një konferencë për media Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kur është përgjigjur në atë se si e komenton presionin që po i bëhet Serbisë nga Kosova dhe Washingtoni.
“Ne e dimë se cili është interesi ynë nacional dhe do të vazhdojmë të luftojmë për popullin tonë dhe të drejtat e tyre”.
Vuçiç ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk është i interesuar për dialog me Serbinë, por më shumë me serbët në Kosovë.
“Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nuk janë ata që marrin 0.62% ose ata që marrin 2% të votave nga ta, por ata që marrin 95%”.
“Ata u përpoqën në çdo mënyrë të instalonin serbët me të cilët duan të flasin, nga Rashiq te Rada Trajkoviq, kështu që nuk patën sukses. Ju mund ta blini dikë por s’mund t’i blini 95% të njerëzve”.
Ai gjithashtu tha se kjo situatë është jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë, pothuajse e pashpresë, pas vitit 2004, 2008 dhe 1999, por shtoi se “duhet të luftojmë ende për njerëzit tanë, interesat e tyre dhe të drejtën tonë”.
“Do të jetë e vështirë për ne, dhe për ta, siç thonë ata, gjithçka është e lehtë. Do ta shohim se sa e lehtë do të jetë”, përfundoi Vuçiç.

Check Also

Sot iu bashkua zyrtarisht PD-së, por ja çfarë thoshte Bamir Topi kohë më parë për Bashën

Sot kryedemokrati Lulzim Basha ka gjetur marrëveshjen me një figurë të vjetër të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × two =