Home / Aktualitet / Vuan nga një sëmundje e rëndë, Sadik Bejko lutet për shkrimtaren Mira Meksi

Vuan nga një sëmundje e rëndë, Sadik Bejko lutet për shkrimtaren Mira Meksi

Nga Sadik BEJKO-

Mësova nga shtypi për një sëmundje të rëndë të një kolegje, të Mira Meksit. Jam i tronditur dhe i uroj asaj gjithë të mirat. Bashkohem shpirtërisht, vihem nën peshën e dhimbjes së saj. Lutem për një përmirësim të shpejtë. Në largësi, por jam me të. Jam me gjithë ata që e bëjnë të tyren dhembjen e një tjetri që është si ne, e një tjetri që është si unë e si ti.
Le të jetë ajo me fat, me fuqinë dhe energjinë që nevojitet për të mposhtur të keqen, sëmundjen.
Askush, asnjë njeri për së mbari nuk e meriton fatalitetin, nuk e meriton sëmundjen, mbrapështinë. Aq më pak një kolegia jonë, një shkrimtare si Mira Meksi. Një emër me peshë në komunitetin artistik të Tiranës.
Apeloj që të jepet çdo ndihmë për përmirësimin e shëndetit të Mira Meksit. Apeloj te autoritetet shtetërore më të larta të këtij vendi.
Ndihmojeni Mira Meksin! Ndihmojeni sot, tani!
Ndihmoni atë dhe çdo sivëlla timin, çdo shkrimtar, artist me vlera që ndodhet në të tilla vështirësi.

Lutem për shërimin e saj.

I uroj asaj kurajë dhe vullnet për të qenë në lartësinë e përpjekjeve shpirtërore që kërkon një luftë me të keqen, me sëmundjen.
Kurajo, bëje zemrpn të fortë, ti, Mira Meksi!

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =