Një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në lagjen Nr.16.
Mësohet se viktima është Jetmir Begu, i cili fillimisht mbeti i plagosur, por ndërroi jetë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri të çastit. Në komisariat janë shoqëruar disa persona, të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe po pyeten nëse kanë dijeni për rrethanat dhe autorin/ët.
Ndërkohë, policia ka ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllimin identifikimin dhe kapjen e autorëve.