Home / Aktualitet / Vrau punonjësin e shëndetësisë në Greqi, habit shqiptari me deklaratën

Vrau punonjësin e shëndetësisë në Greqi, habit shqiptari me deklaratën

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja brutale e një 60 vjeçari grek në Kalivia më 23 dhjetor të vitit të kaluar. Mësohet se një 32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen 60-vjeçarit grek, punonjës në qendrën shëndetësore Kalivia, pritet të njihet me masën e sigurisë të mërkurën, 5 maj.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje autori disa ditë pasi kishte kryer krimin ishte arratisur drejt Shqipërisë, por autoritetet e vendit tonë kishin mundur ta arrestojnë dhe më pas u bë i mundur ekstradimi drejt Greqisë.

Autori i krimit pranoi krimin, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu dhe 31 gëzhoja.

Pas dorëzimit të tij autoriteteve greke policia mori dëshminë e autorit, e cila hodhi edhe më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha autori 32-vjeçar.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − seven =