Home / Aktualitet / Vráu motrën në bashkëpunim me të atin, nis ballafaqimi në gjykatë mes Shkëlzen dhe Faik Bucit

Vráu motrën në bashkëpunim me të atin, nis ballafaqimi në gjykatë mes Shkëlzen dhe Faik Bucit

Ditën e sotme u mbajt ballafaqimi në gjykatë mes Shkëlzen dhe Faik Bucit me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë Miklar Tolën.

Ky i fundit është personi i cili ka zbuluar para organeve të drejtësisë ngjarjen e 8 viteve më parë, ku Shkëlzen Buci èkzèkutoi me plùmb në kokë motrën e tij, në bashkëpunim dhe me babain Faik Buci.

Dëshmia e Tolës është decizive për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që dy të akuzuarit babë e bir i kanë mohuar në vazhdimësi ákùzat.

VRASJA E EGLANTINA BUCIT

Eglantina Buci ishte larguar nga shtëpia dhe babai bashkë me të vëllain Shkëlzen Buci e konsideruan këtë një ç’nderim të familjes. Tek ‘’Fresku’’ në Tiranë Shkëlzen Buci kishte lënë takimin me të motrën, ku në kërcënimin e armës e mori në makinë dhe më pas e vrau me plumb në kokë. Bashkë me të atin e morën dhe e groposën tek ‘’Mali me Gropa’’.

Një muaj pas groposojes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi Policinë.Eglantina Buci ishte deklaruar e humbur, teksa kallëzimin e kishte bërë e ëma. Por Policia mori në pyetje të atin i cili deklaroi se ishte prositutë në Itali, pra ishte viktimë e trafikut të prostitucionit.

Policia ngriti dyshime kur familjarët nuk bënin asnjë kërkim apo tentativë për ta gjetur. Derisa në 2017 Shkëlzen Buçi ra në prangat e Policisë pas atentatit ndaj Mishel Prelës. Në pranga për këtë krim ra edhe Miklar Tola i cili bashkëpunoi me drejtësinë dhe rrëfeu për uniformat blu edhe vrasjen e Eglantinës, që sipas tij Shkëlzeni e vrau në sy të tij.

Check Also

Po flinin anës rrugës, kamioni shtyp për vdekje 15 punëtorë migrantë

15 punëtore migrantë të cilët po flinin buzë rrugës, u shtypën për vdekje nga një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =