Home / Kryesore / Vrau mijëra myslimanë, dënohet me burgim të përjetshëm gjenerali serb

Vrau mijëra myslimanë, dënohet me burgim të përjetshëm gjenerali serb

Gjykata Britanike ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të gjykatës së Hagës, duke dhënë sot vendimin përfundimtar për gjeneralin serb Ratko Mlladiç, i quajtur “kasapi i Bosnjes” pas ekzekutimit të qindra e mijëra burrave e djemve mysliman. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ky është vendimi përfundimtar.

197552995 2906063506374875 1107605156007052949 n
Ratko Mlladiç

Mlladiç kishte apeluar dënimin për gjenocid. Në vitin 2017, Mlladiç u dënua për rolin e tij në mizoritë më të këqija në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Ish-komandanti serb në Bosnje dhe Hercegovinë, është autori kryesor i krimeve të luftës së Bosnjës në vitet 1990. Viktima dhe familjarët e tyre e quajnë “Kasapi i Bosnjës”. Pas 16 vjetësh në arrati, ai më në fund u përball me drejtësinë për një listë të gjatë mizorish.

“Jo, jo, jo. Unë nuk dua ta dëgjoj asngjë nga këto”, tha ai në seancë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në vitin 2017 e dënoi Mlladiç për dhjetë akuza për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Gjykata e gjeti fajtor atë për udhëheqjen e një fushate të pamëshirshme të spastrimit etnik që kishte për qëllim vrasjen ose ndjekjen e joserbëve nga territori boshnjak gjatë luftës 1992-95.

“Këta njerëz të padëshirueshëm në një territor të dëshirueshëm, nuk mund të zhdukeshin si me magji”, kishte deklaruar prokurori Alan Tieger.

Më shumë se 100 mijë njerëz vdiqën në këtë konflikt. Në korrik të vitit 1995, trupat e Mlladiqit pushtuan qytetin e Srebrenicës, që ishte shpallur zonë e sigurt e Kombeve të Bashkuara.

Fillimisht, ushtarët e Mlladiçit shpërndanë çokollata dhe u përpoqën të qetësonin turmat e refugjatëve boshnjakë. “Kushdo që dëshiron të largohet nga ky territor, mund ta bëjë”, kishte thënë Mlladiq.

Por, disa orë më vonë, trupat serbe vranë burra dhe djem myslimanë në masakrën më të rëndë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjykata e Hagës vërtetoi se Ratko Mlladiç dha urdhër për një akt gjenocidi.

“Mlladiç vuri në lëvizje, përmes oficerëve vartës, një operacion të zgjeruar, të mirëorganizuar, që do të vriste mbi 7 mijë burra dhe djem brenda pak ditësh”, deklaroi prokurori Dermot Groome. Në sallën e gjyqit, inuk shfaqi pendesë, madje kërcënoi nënën e një viktime të Srebrenicës.

Check Also

Vodhi 5.5 milionë lekë, pezullohet nga detyra nënkomisari i Policisë në Tiranë

Pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, janë siguruar prova, të cilat krijojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =