Home / Aktualitet / Vrau me 4 plumba pas një sherri banal Altin Balliun, Prokuroria kërkon 22 vite burg për Olger Mustafën

Vrau me 4 plumba pas një sherri banal Altin Balliun, Prokuroria kërkon 22 vite burg për Olger Mustafën

Prokuroria e Korçës ka kërkuar 22 vite për autorin e vrasjes së Altin Balliut. Ngjarja e cila tronditi qytetin e Korçës para dy vitesh, më 17 janar 2019, ku Olger Mustafa qëlloi me 4 plumba Altin Balliun.

Edmond Shytko, përfaqësuesi i Prokurorisë së Korçës, pas shqyrtimit gjyqësor, doli në përfundimin se i akuzuari, Olger Mustafa nuk duhet të akuzohet për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, por me akuzën e ‘Vrasje me dashje’.

Altin Balliu mbeti i vdekur më 17 janar të 2019-s pas një sherri banal mes Olger Mustafës dhe grupit të shoqërisë së viktimës. Autori i dyshuar fillimisht i sulmoi me makinë dhe me levë të rinjtë, ndërsa më pas qëlloi në drejtim të tyre me armë zjarri, ndërsa nga pamjet e sekuestruara nga bizneset u provua dhe të shtënat në drejtim të Balliut.

Check Also

Vrasja e Mehmet Qemës nxjerr në dritë krime të tjera/ Çfarë zbuloi Policia në magazinën e viktimës

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − ten =