Home / Aktualitet / Vrau dhe murosi shqiptarin me porosi të një gruaje 64-vjeçare, arrestohet i rrezikshmi i ‘Cosa Nostrës’

Vrau dhe murosi shqiptarin me porosi të një gruaje 64-vjeçare, arrestohet i rrezikshmi i ‘Cosa Nostrës’

Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga karabinierët italianë me akuzën e vrasjes të kryer në Muggio, në provincën e Monzës dhe Brianzës në vitin 2013 të shtetasit shqiptar, Astrit Lamaj, i cili u zhduk në janar të atij viti.

Trupi i Lamajt u gjet i murosur në një apartament në Senago, në zonën Milanese.

Personi i arrestuar është një 45 vjeçar nga Riesi, në provincën e Caltanisseta, i cili është në arrest shtëpie sepse kishte qenë pjesë e shoqatës mafioze ”Cosa Nostra”.

Hetimet të koordinuara nga Prokuroria Publike Monza, filluan në 2018 pas deklaratave të një bashkëpunëtori të drejtësisë dhe nxorën në pah përfshirjen e 45-vjeçarit si autor i vrasjes.

Për vrasjen e Lamaj, i cili u zhduk në janar të 2013 nga Genova dhe u gjet i vdekur në një apartament në Sengao, janë arrestuar dhe pesë persona të tjerë në mars të 2019.

Vrasja u porosit nga një grua 64-vjeçare, një tregtare bizhuterish, e cila, në atë kohë, sipas rindërtimit të hetuesve, ishte grabitur dhe lënë nga viktima, me të cilën ajo kishte pasur një marrëdhënie.

Ishte bashkëpunëtori i drejtësisë, i cili kishte treguar se ku mund të gjente trupin e viktimës.

Check Also

Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë humbur jetën 3 persona nga Covid në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =