Home / Aktualitet / Vrau 2 persona në Malësinë e Madhe, flasin të afërmit e Daniel Pepaj-t: “E kanë rrahur barbarisht për 5 orë në lokal …”

Vrau 2 persona në Malësinë e Madhe, flasin të afërmit e Daniel Pepaj-t: “E kanë rrahur barbarisht për 5 orë në lokal …”

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, të cilët u vranë me armë zjarri nga Daniel Pepaj do të përcillen nesër për në banesën e fundit.

Banorët e zonës u drejtohen banesave të viktimave për ngushëllime, ndërsa në shtëpinë e Rrok Pepajt gjendet një makinë policie.

Ndërkohë mësohet se Daniel Pepaj, 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i vrasjes, është rrahur barbarisht pak ditë ma parë.

Danieli është rrahur barbarisht në një lokal në Bajzë dhe për këtë ka dijeni edhe pronari i lokalit i cili ka qenë prezent gjatë momentit që ka ndodhur krimi.

Sipas të afërmve të 25-vjeçarit, ai është torturuar për rreth 5 orë në lokal, ndërkohë që nga policia nuk ka asnjë hetim në lidhje me ngjarjen dhe dhunën ndaj të riut, megjithëse ka persona që kanë dijeni për dhe e kanë parë çfarë ka ndodhur.

Të njohur të dy kushërinjve Pepaj, thonë se dy të rinjtë mund të jenë viktimë e dikujt tjetër. Sipas po të njëjtave burime Klement Çutaj ka jetuar në Francë dhe është depërtuar nga atje, ndërkohë që nuk ka bërë asnjëherë burg. Klementi mësohet se kishte kushëri Danjelin dhe Vilsonin dhe mund të jetë bërë ndërmjetës për takimin mes të dyve.

Dy djemtë Pepaj kanë qenë viktimë e dikujt. Kam dyshime se Danjeli nuk e kishte të vetën parcelën, kujdesej për të. Vëllai i Danjelit i traumatizuar nga lajmi, punon në ndërtim në Itali. Është një njeri me një familje të mrekullueshme, dhe madje kur e ka marrë në telefon Danjeli ka thënë ‘vrit veten’ se s’ke ça bën tani.”– shkruan Faxweb.

Ndërkohë policia ka arrestuar babain e Danjelit, Rrok Pepaj, për kultivim të lëndëve narkotike, pasi dyshohet se parcelat ku u gjetën dy të rinjtë, sipas policisë, i përkasin atyre.

Check Also

Publikohet bilanci i Covid-19 në vend: 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë, shqetësues numri i ulët i të shëruarve

Janë zbardhur të dhënat e fundit të COVID-19 në Shqipëri nga Ministria e Shëndetësisë. Janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + one =