Home / Bota / Vrasje makabër në mes të qytetit, gjen vdekjen reperi i njohur 26 vjeçar, dy persona të tjerë të plagosur rëndë (VIDEO)

Vrasje makabër në mes të qytetit, gjen vdekjen reperi i njohur 26 vjeçar, dy persona të tjerë të plagosur rëndë (VIDEO)

Reperi amerikan, FBG Duck, është vrarë në Chikago në një sulm me armë. Zëvendës Shefi i Policisë së Chikagos, Daniel O’Shea konfirmoi vdekjen e 26 vjeçarit në një konferencë për shtyp.

FBG Duck ishte duke bërë pazar me miqtë e tij, kur katër persona dolën nga dy vetura, një Ford Taurus i zi dhe një Chrysler i argjendtë. Sulmuesit hapën zjarr, duke qëlluar tre persona.

FBG Duck u raportua i vdekur pas mbërritjes në Spitalin Memorial të North-West. Dy të tjerët, një vajzë 26 vjeç dhe një djalë 36-vjeç, janë në gjendje të rëndë në spital.

Në videot e postuara më vonë në Twitter të incidentit, Duck u pa në dysheme ndërsa një grua pranë tij bërtiste, ndërsa dy të tjerët u panë të shtrirë mes dy makinave të parkuara.

Detektivët po hetojnë ngjarjen për të zbuluar autorët e ngjarjes.

Check Also

Raporti i agjensive të specializuara/ Kush janë klanet e drogës që zotërojnë Shqipërinë

Një raport i rëndësishëm i agjencive të specialisuara, qarkullon prej kohësh në kancelaritë e Tiranës për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =