Home / Aktualitet / Vrasje dhe rrëmbime, ekstradohen nga Franca dhe Italia dy shqiptarët të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Vrasje dhe rrëmbime, ekstradohen nga Franca dhe Italia dy shqiptarët të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Italia dhe Franca drejt Shqipërisë.

Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia, Dritan Karaj i njohur ndryshe Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë.

39-vjeçari i cili është dënuar me 19 vite burg për vrasje pasi ky i fundit, 15 vite më parë ka vrarë kunatin e tij.

Po kështu ai ka bashkëpunuar edhe me një personazh të njohur për policinë, Duri Bami, me të cilin ka marrë pjesë në një pengmarrje në Vlorë.

Ndërkohë është ekstraduar nga Franca edhe Ilir Kello, i dënuar me 6 vite burg për mashtrim.

Njoftimi i Plotë:

Vijojnë operacionit e ekstradimit të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar drejt vendit tonë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Interpol Parisin u finalizuan dy operacione ekstradimi.

Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar i dënuar me 19 vjet burg, për vepra të rënda kundër personit.

Gjithashtu ekstradohet nga Franca një 45-vjeçar i dënuar për mashtrim.

Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Italia shtetasi Dritan Karaj alias Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë.

Shtetasi Dritan Karaj ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrembimi ose mbajtja peng e personit”.

Gjithashtu, po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ilir Kello, 45 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale ”Mashtrimi”.

Check Also

Publikohet bilanci i Covid-19 në vend: 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë, shqetësues numri i ulët i të shëruarve

Janë zbardhur të dhënat e fundit të COVID-19 në Shqipëri nga Ministria e Shëndetësisë. Janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 7 =