Home / Aktualitet / Vrasja tronditëse e Albert Krasniqit, flet avokati i autorit

Vrasja tronditëse e Albert Krasniqit, flet avokati i autorit

Avokati i Skënder Krasniqit, babait që vrau djalin e tij Albert Krasniqin dy ditë më parë, ka folur ditën e sotme për Top Channel duke theksuar se klienti i tij i ka thënë që ngjarja ishte aksidentale.

Avokati gjithashtu shprehet se nuk është e vërtetë që autori i ngjarjes i ka kërkuar të dorëzohet në polici djalit të tij, për shkak se ishte në kërkim, dhe shton se arma ishte pa leje dhe zotërohej nga Alberti.

Avokati: Skëndër Krasniqi do të jetë në paraburgim një muaj,. Ai nuk e ka pranuar akuzën. Kemi kontestuar dashjen pra, që ai e vrau djalin me dashje. Si ka mundësi me dashje ta privojë nga jeta, se ata kishin raporte shumë të mira, si mund të thuash që kjo gjë u bë me dashje, Vrasja u krye nga pakujdesia.

Skënder Krasniqi nuk ka mundur të kontaktojë me mbrojtësin se është shumë rëndë psikologjikisht. Më ka thënë që e vrava aksidentalisht , nuk e bëra me dashje.

Po për bashkëshorten? Po e vërtetë , për veprimet e tij ai ka qenë në proces gjyqësor, po ka pasur mosmarrëveshje.

Ishte i përfshirë në këtë gjë Skënderi? Jo absolutisht jo. Policia ka pas urdhëres që Albertin kudo që ta gjente ta arrestonte. Skënderi nuk i ka kërkuar Albertit që të dorëzohet se ai s’mund të bëjë detyrën e policit.

Skënderi nuk ka mundur të komunikojë shumë, thotë vetëm që e kam vrarë aksidentalisht. Arma ka qenë e Albertit pa leje. Ata u takuan në garazhin e shtëpisë së Albertit.

Check Also

Shpërthen Ilir Meta: Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi…

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra mdaj kryeministrit Edi Rama, pasi shprehet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =