Home / Aktualitet / Vrasja në Elbasan, Meta: Nga Rama vjen gjithë ky tension

Vrasja në Elbasan, Meta: Nga Rama vjen gjithë ky tension

Presidenti Ilir Meta nuk e komentoi gjatë ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani ish-kryetar i LSI-së në këtë qytet disa vite më parë.

Nga Vlora, Meta tha, se është kryeministri Edi Rama ai që nxit tension. Megjithatë kreu i shteti komentoi plagosjen e djeshme në Kavajë, duke thënë se ishin persona me pushtet ata që hynë në zyrën elektorale të PD-së.

“Dihet se nga vjen gjithë ky tension, vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit. Sepse ai ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pasi asgjësoi zgjedhjet e lira dhe të ndershme në PS, mendon se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 prillit. Po të kishte patur model tjetër nuk i bënte këto. Kam një pyetje për ju, ku ndodhi ngjarja në Kavajë? Ndodhi brenda zyrës elektorale të PD. Kush hyri aty brenda? Drejtori i Bashkisë, një narko-trafikant, por shyqyr zotit spati viktima. Për Elbasanin nuk mund t’ju them, sepse kam qenë në udhëtim, por konflikti herën e parë pse ndodhi? Duhet të ishte shmangur. Thoini PS-së po të doni hajde verini ato posterat, se sa më shumë të dalë i tregon shqiptarëve çfarë çmendie kanë përjetuar gjatë këtyre viteve. Unë i them hajde me mua para gazetarëve të Vlorës, dhe thuaj kë takoj unë të dyshimtë?”- deklaroi Meta./ Opinion.al

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + eight =