Home / Aktualitet / Vrasja e Sofisë/ Lihen në burg 4 të arrestuarit, çfarë tha Shyti në seancë

Vrasja e Sofisë/ Lihen në burg 4 të arrestuarit, çfarë tha Shyti në seancë

Gjykata ka lënë në burg katër personat e akuzuar dhe të arrestuar për vrasjen e 66-vjeçarit Behar Sofia.

Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur burg për autorin e dyshuar të vrasjes Behar Sofia, organizatorin Skënder Vathi dhe dy të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha.

Ernejt Shyti, i cili u përball me gjykatësen i pari nuk ka folur në seancën e sotme dhe ka deklaruar se do të japë shpjegime të detajuara në një moment të dytë.  Në përfundim gjykata ka vendosur ‘burg pa afat” me akuzën “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë që bëhet me dije se Xhixha dhe Visha kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurie.

Bëhet me dije gjithashtu se Ernejt Shytit i është ofruar statusi i baashkëpunëtorit të drejtësisë.

Teksa burime për Opinion.al njoftojnë se në telefonin e Shytit ka mbërritur një mesazh “Sapo doli”. Kjo i ka bërë eksepretet të mendojnë që mesazhi të ketë lidhje me ditën e ngjarjes./Opinion.al

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + nineteen =