Home / Aktualitet / Vrasja e Shkëlzen Kastratit që tronditi opinionin publik/ RENEA rrethon gjykatën, 37-vjeçari mbërrin nën forca të shumta sigurie

Vrasja e Shkëlzen Kastratit që tronditi opinionin publik/ RENEA rrethon gjykatën, 37-vjeçari mbërrin nën forca të shumta sigurie

Mëngjesin e sotëm, Gjykata e Fierit është blinduar nga forcat e shumta të Policisë, FNSH dhe RENEA, pasi në ambjentet e Gjykatës pritet të mbërrijë për t’u njohur me masën e sigurisë Albert Zaja.

Ky i fundit është një prej të dyshuarve për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, e ndodhur në 1 Shkurt në zonën e Sheqit.

Siç shihen nga pamjet forcat e FNSH-së kanë mbërritur me skafandra dhe me antiplumb, dhe kanë marrë nën mbikqyrje ambientet e Gjykatës, për të shmangur çdo incident gjatë mbërritjes së Zajës, i cili u arrestua të dielën në banesën e tij në zonën e Niklës.

Gjyqtarja që do të japë vendimin është Adelina Zarka, ndërsa prokurore Elida Hoxha.

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 12 =