Home / Aktualitet / Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ Gazetarja Lala ngre dyshime

Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ Gazetarja Lala ngre dyshime

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ka folur për vrasjen e Shkëlzen Kastratit pak ditë më parë në Fier, duke u shprehur se dyshon që ajo vrasje është bërë për prishje të pazareve të drogës.

Ndër të tjera Lala thotë se policia është e orientuar drejt një bande me bazë në Tiranë dhe Fushë-Krujë, sipas informacioneve të saj, ndërkohë ajo shton se vrasësi, një 24 vjeccar, po strehohet afër një emri të botës së krimit në Vlorë.

“Ndërsa flitet që Shkëlzen Kastrati ka pasur probleme të hapura me drejtësinë dhe se mes fisit të tij e një fisi tjetër ka pasur dhjetëra viktima për gjakmarrje, vrasja dyshot se mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Policia i ka të dhënat e saj, por unë mendoj nga të dhënat sekrete që kam, policia është e orientuar drejt një bande në Tiranë dhe në Fushë-Krujë. Autori është një djalë rreth 24 vjeç i arrestuar disa herë më parë. Ai vepron si vrasës me pagesë për llogari të dy grupeve me bazë në Tiranë dhe Fushe-Kruje. Rezulton se ai është strehuar afër një emri të botës së krimit në Vlorë”,- tha Lala.

Check Also

Sot iu bashkua zyrtarisht PD-së, por ja çfarë thoshte Bamir Topi kohë më parë për Bashën

Sot kryedemokrati Lulzim Basha ka gjetur marrëveshjen me një figurë të vjetër të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − two =