Home / Aktualitet / Vrasja e Pjerin Xhuvanit, mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit 11 personat e arrestuar

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit 11 personat e arrestuar

Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 11 personat e ndaluar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, për shkak të përplasjeve politike mes palëve.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se prokurorët për çështjen e përplasjes me armë në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë kanë dorëzuar në Gjykatën e Elbasanit kërkesën për masën e sigurisë “Arrest me burg” për të gjithë ish-oficerët e ngritur për Strukturën për ruajtjen e votës.

Kujtojmë se pas vrasjes së Xhuvanit u arrestuan shtetasit: Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim;

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim. Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

Ndërkohë mësohet se është shpallur në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, në ambientet jashtë Gjykatës së Elbasanit ka pasur një prani të madhe të forcave të RENEA-s.

Nuk dihet nëse ka indicie për ndonjë përplasje apo grumbullim përpara Gjykatës, ndërkohë që dinamika e ngjarjes mbetet e pazbardhur, sa kohë që ende nuk dimë se kush ka qëlluar i pari gjatë përplasjes me armë.

(Faxweb.al)

Check Also

Procedohen penalisht 4 efektivë në Elbasan

Policia e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ekzekutimit te Everest Çakës, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − twelve =