Home / Aktualitet / Vrasja e “Mond Çekiçit”, Klodiana Lala zbulon kush e donte të vdekur mikun e Lul Berishës

Vrasja e “Mond Çekiçit”, Klodiana Lala zbulon kush e donte të vdekur mikun e Lul Berishës

Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për ekzekutimin e Edmond Koçit në Durrës, i njohur me nofkën Mond Çekiçi.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin ‘Opinion’, gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se kush është grupi rival me Bandën e Durrësit, që vepron në periferitë e qytetit bregdetar.

Sipas Lalës ky grup që është krijuar në rrethinat e Durrësit, ka lidhje më kompakte mes anëtarëve, për shkak të lidhjeve të gjakut, dhe dyshohet se ka dorë në vjedhjen e serverit të Prokurorisë dhe postës së Durrësit.

“Banda rivale e bandës së Durrësit është një bandë që përmes korrupsionit shtetëror ka arritur të përvetësojë tokë në Hamallaj dhe te Gjiri i Lalzit. Është grup nga rrethinat e Durrësit. Kjo ngjarje mund t’i shkojë SPAK-ut për hetim. Pra është banda e Durrësit klasike, pra ajo që drejtohej nga Lul Berisha dhe më pas drejtohej nga Dokle, dhe presupozohet se Çekiçi i kishte zëvendësuar.

Grupi kundër është më pak i njohur në media, por është më kompakt pasi kanë lidhje familjare dhe fisnore, janë djem xhajash, djem tezesh, dhe dyshohet se kanë lidhje me vjedhjen e serverit të Prokurorisë së Durrësit dhe postës së Durrësit pasi aty ka pasur të dhëna për tjetërsimin e pronave.

Të dy grupet rivale kanë lidhje të fuqishme në politikë, dhe kjo nuk është klishe. Çekiçi është mbështetur nga politika dhe ka qendruar në hije. Nëse nuk shkëputen lidhjet e tyre me politikën nuk mund t’i godasë policia sado të kenë vullnet të mirë”, u shpreh Lala.

Check Also

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës? Meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =