Home / Kryesore / Vrasja e Klodian Rashës, reagon ambasadori italian Bucci: Jam kundër dhunës

Vrasja e Klodian Rashës, reagon ambasadori italian Bucci: Jam kundër dhunës

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka kundërshtuar dhunën e përdorur gjatë protestës të organizuar nga të rinjtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bucci shkruan se është shumë i trishtuar nga ngjarja e ditëve të fundit. Ai ka thënë se është i sigurt se drejtësia për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë do të vihet në vend. Sipas ambasadorit italian, e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore.

“Unë trishtuar nga ngjarja e ditëve të fundit. Unë gjendem pranë familjes së Klodian Rashës dhe jam i sigurt se drejtësia do të vihet në vend. Por jam kundër përplasjeve dhe dhunës: e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë të paqësore. Kështu funksionon në demokraci”,- shkruan Bucci.

buciii.png

Check Also

Përparësitë e 100 ditëve të para të Presidencës Biden

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbështet një paketë lehtësimi ekonomik me vlerë 1.9 trilionë dollarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + eighteen =