Home / Aktualitet / Vrásja e Klodian Rashës nga polici i Shqiponjave, reagon Lleshaj

Vrásja e Klodian Rashës nga polici i Shqiponjave, reagon Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një punonjës i Policisë së Shtetit, konkretisht i forcave “Shqiponja”.

Lleshaj shpreh ngushëllimet për familjen e cila humbi djalin e saj, dhe shpreh besimin se ngjarja do të zbardhet, ndërsa shton se të gjithë kanë nevojë për sqarimin e plotë të rrethanave.

E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH

Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrásjen e Klodian Rashës.
Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.

Check Also

Përtej distopisë mediatike

Nga Salvatore DODA- 91% e 74.200.000 votuesve të Donald Trump-it shprehen se do ta rivotojnë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =