Home / Aktualitet / Vrasja e Klodian Rashës, efektivi i policisë akuzohet për vrasje me dashje

Vrasja e Klodian Rashës, efektivi i policisë akuzohet për vrasje me dashje

Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar këtë të mërkurë akuzën efektivit të policisë Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashes në rrugën Dritan Hoxha.

Akuza e re ndaj Hajdaraj është ajo e vrasjes me dashje, pasi nga hetimet ka rezultuar se Rasha ka qenë i pa armatosur.

Arma e gjetur 200 m larg vendngjarjes është e një modeli pistolete turke sportive e përshtatshme edhe për armë zjarri nuk i përket Klodian Rashës, pasi s’ka asnjë gjurmë të tij as ADN-je.

Akuza Nevaldo Hajdaraj i është komunikuar një ditë më parë në ambientet e paraburgimit. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të evitohej

Hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të evitohej. Brenda pak ditëve dosja do të përfundojë në gjykatën e Tiranës për ta gjykuar e dënuar Nevaldon për vrasje me dashje.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 9 =