Home / Aktualitet / Vrasja e Indrit Çelajt, gjykata jep vendimin për vëllezërit Kusi

Vrasja e Indrit Çelajt, gjykata jep vendimin për vëllezërit Kusi

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët akuzohen për vrasjen e të riut Indrit Çela, i njohur ndryshe si tekniku i kondicionerëve.

Mësohet se gjykata ka vendosur 12 vite burg për Griseldo Kusin dhe 2 vite burg për vëllain Albano Kusi, të cilët akuzohen  për vrasjen e Çelajt më 22 gusht 2019 pas një konflikti të çastit për rrjedhjen e ujit të tubit të kondicionerit tek biznesi i babait të tyre, Bujar Kusi.

Kujtojmë se 26-vjeçari nga Mallakastra punonte si teknik kondicionerësh në Tiranë. Ai kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionimit.

Por pas një konflikti banal për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionerit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Së bashku me vëllain, Albanon dhe dy shokë, ata u munduan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen e rëndë./NewsBomb

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + 9 =