Home / Aktualitet / Vrasja e Hekuran Billës, lirohet nga qelia Adiola Lakra

Vrasja e Hekuran Billës, lirohet nga qelia Adiola Lakra

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu 26-vjeçaren Adiola Lakra, e cila dyshohej si e përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës, që ndodhi në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. E reja tashmë do të jetë nën masën e detyrimit të paraqitjes, ndërsa vendimi duket se është marrë pasi nuk janë gjetur prova bindëse nga grupi hetimor për implikimin në vrasje.

Sipas policisë, 26-vjeçarja dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e Billës së bashku me Víktor Markun (vëllai i Prel Markut, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli nga Hekuran Billa) dhe Sebastian Malin (nipi i Prel Markut).

Në dosjen e prokurorisë e cila është publikuar dhe më herët nga Faxweb.al, Adiola Lakra ka mohuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për t’a nxjerr në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor të vitit të kaluar.

Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit. Para grupit hetimor, Adiola Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin.

Sipas saj, ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri.

Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin. Billa dhe Lakra janë takuar gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit pasi siç duket Billa ka patur frikë të lëviz në vende të tjera, për shkak konfliktit për hakmarrje.

Policia ka árrestuar një tjetër të dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin mafioz të Hekuran Billës te Komuna e Parisit mbrëmjen e 11 qershorit. Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje është vënë në pranga një 26-vjeçare, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrásjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa.

Check Also

Kina nuk pyet për COVID, nis “festivali i mishit të qenit” (FOTO)

Ka nisur në qytetin Yulin në Kinë të mbahet një prej festivaleve më të neveritshme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − three =