Home / Aktualitet / Vrasja e efektivit në Lezhë, reagon ambasadorja Yuri Kim: Autorët të dalin para drejtësisë

Vrasja e efektivit në Lezhë, reagon ambasadorja Yuri Kim: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, reagon për vrasjen e efektivit të Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha, teksa po ushtronte kontroll për parcelat me kanabis në Lezhë.

Në një postim në “twitter”, teksa iu shpreh ngushëllime familjarëve të efektivit dhe kolegëve të tij, ambasadorja Kim thekson se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës.

Policët dhe të tjerët në rradhën e parë përballen me rrezikun në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin përpara drejtësisë”, shkruan ambasadorja Kim.

 

 

Check Also

Jep dorëheqje Boiken Abazi nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Boiken Abazi jep dorëheqje drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Përmes një postimi në profilin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 9 =