Home / Aktualitet / Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mbyllen hetimet për dy të pandehurit

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mbyllen hetimet për dy të pandehurit

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet, duke dërguar në gjykatë aktet hetimore me të pandehur Aleksandër Përdodën dhe Agron Lushin.

Po bëhet një vit nga vrasja e bujshme e dyfishtë e ndodhur në fshatin Lalm të Lezhës, ku mbetën të vrarë rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni.

Aleksandër Përdoda akuzohet për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj dy personave kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtjes pa lejë”. Ndërsa i pandehuri tjetër, Agron Lushi, është proceduar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Në këtë ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Edmond Përdoda, i cili është vëllai i Aleksandër Përdodës. Çështja ndaj tij është veçuar për të vijuar verifikimet e mëtejshme, teksa ai momentalisht është i shpallur në kërkim nga Policia.

Ashtu si dhe në momentin e arrestimit, edhe gjatë seancës gjyqësore paraprake, i pandehuri Aleksandër Përdoda ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen. Por pavarësisht pretendimeve të tij dhe të avokatëve mbrojtës, referuar provave të paraqitura nga Prokuroria e Lezhës, Gjykata ka vendosur që ta kalojë çështjen për gjykim.

Check Also

Islamofobia! Studentja muslimane sulmohet me acid në SHBA

Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urrejtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =