Home / Aktualitet / Vrasja e bujshme në Elbasan, merren nën hetim 3 ish-oficerë policie

Vrasja e bujshme në Elbasan, merren nën hetim 3 ish-oficerë policie

Tre ish-oficerë të lartë të Policisë së Elbasanit po hetohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ata dyshohen të kenë dekonspiruar disa operacione dhe të kenë ndihmuar porositësit e dy vrasjeve të ndodhura në vitin 2020, po në këtë qark.

Mësohet se behet fjalë për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt.

Tre ish-oficerët e policisë që gjatë vitit të kaluar kanë qenë me detyrë në Policinë e Elbasanit dyshohet të kenë përfituar një sasi lekësh nga urdhëruesit e këtyre dy ngjarjeve.

Tashmë, çështja ndaj tyre është është referuar në Prokurorinë e Elbasanit për hetime të mëtejshme./Fax News

Check Also

Kurti: Me këta të tre ia hapim rrugën VETËVENDOSJE-s në Shqipëri

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit: Për Boikenin, Iliazin e Kreshnikun: Të dashur Boiken, Iliaz …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 5 =