Home / Kronike / Vrasja e 45-vjeçarit në Peqin, arrestohet autori. Policia jep detajet

Vrasja e 45-vjeçarit në Peqin, arrestohet autori. Policia jep detajet

Një 45-vjeçar u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj të Peqinit, ndërsa policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Policia bën të ditur se arrestoi autorin e dyshuar pas disa minutash ndjekje, sikundër sekuestroi edhe armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Check Also

I shpallur në kërkim për ndërtime pa leje në Shëngjin, vihet në pranga administratori i një shoqërie ndërtimi

Ditën e sotme është vënë në pranga shtetasi A.N., 34 vjeç, banues në Tiranë, me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 5 =