Home / Aktualitet / Vrasja e 4 martirëve të demokracisë/ Gazetarët pyesin Metën: A ndiheni përgjegjës që keni…

Vrasja e 4 martirëve të demokracisë/ Gazetarët pyesin Metën: A ndiheni përgjegjës që keni…

Presidenti Meta ka qenë i pranishëm sot në qytetin e Shkodrës ku ka marrë pjesë në ceremoninë në nderim të 4 martirëve të demokracisë, që u vranë 30 vite më parë, në emër të një vendi më të lirë.

30 vite më parë, më 2 prill 1991 regjimi komunist vrau katër djem të rinj në Shkodër: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, amanetin e të cilëve Meta tha se të gjithë duhet ta çojnë deri në fund, me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

I pyetur nga gazetarët, nëse ndihej fajtor pse ka votuar Gramoz Ruçin (ministër i brendshëm në kohën kur ka ndodhur vrasja e 4-fishtë), Meta tha se ai do të shlyejë çdo gabim, me garancinë që do tiu japë shqiptarëve që në 25 Prill të votojnë lirisht.

“Sot bëhen 3 dekada, ku 4 djemtë tanë të mirë u vranë padrejtësisht, pikërisht se dolën në mbrojtje të demokracisë. Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin e tyre të paharruar, por edhe për tu angazhuar se do ta çojmë deri në fund amanetin e tyre dhe dëshmorëve të tjerë që kanë rënë për demokraci në Shqipëri.

Ende Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira, dhe kapja e shtetit që ka marrë peng Integrimin, është momenti që të gjithë në 25 Prill të vendosim në shina demokracinë.

Unë jam i bindur se Shkodra do të jetë në krye të këtij marshimi, siç ka qenë dhe në kohërat më të errëta të vendit tonë.

Unë kam pasur ftesën si president për të qenë sot këtu, sepse ky është një moment tepër i rëndësishëm, pasi vendi është në një situatë kritike në një udhëkryq, nga e cila do të dalim me sukses, falë ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Unë çdo përgjegjësi që kam do ta shlyej duke qenë në krye të mbrojtjes së demokracisë në 25 Prill, kështu do të ndërojmë të gjithë ata patriotë që u martirizuan”, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij nga Shkodra.

Check Also

Krijonte nëndetëse për kartelat e drogës, arrestohet ‘bosi’ shqiptar në SHBA

Shqiptari Ylli Didani, është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet se ka punuar në krijimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =