Home / Aktualitet / Vrasja e 25-vjeçarit/ Shiu nuk ndal protestën, qytetarët vendosen përpara kryeministrisë

Vrasja e 25-vjeçarit/ Shiu nuk ndal protestën, qytetarët vendosen përpara kryeministrisë

Nxehen gjakrat tek protesta për të riun e vrarë nga Policia e Shtetit, Klodian Rasha. Disa prej protestuesve janë thyer xhamat e dritareve të bodrumit të Ministrisë së Brendshme, duke u mbështetur nga të tjerët.

Gjatë protestës ka patur edhe tension dhe përplasje të protestuesve me policinë, të cilët kanë goditur edhe godinën e ministrisë. Ata kërkojnë që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e 25- vjeçarit.

Protesta ka qenë e thirrur në rrjetet sociale, kryesisht nga të rinjtë dhe nuk ka patur organizim politik.

Ekzekutimi i Klodian Rashës nga një efektiv policie, pranë banesës së tij, ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar reagimet të shumta.

Gjatë protestës janë lënduar protestues, efektivë të policisë dhe një gazetar.

Check Also

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, dërgohet për në spital i plagosur një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Balldre-Lezhë, ku dy automjete janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 3 =