Home / Aktualitet / Vrasja e 25-vjeçarit, Lleshaj: Hetimi nuk mbyllet pa u zbardhur çështja e armës që u gjet afër vendngjarjes

Vrasja e 25-vjeçarit, Lleshaj: Hetimi nuk mbyllet pa u zbardhur çështja e armës që u gjet afër vendngjarjes

Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj tha sot në “Real Story” se po vijojnë hetimet në lidhje me armën që është gjetur pranë vendit të ngjarjes ku u vra Klodian Rasha nga një punonjës policie.

Lleshaj deklaroi se ka nevojë për thellim hetimi.

Janë të parat njoftime janë raportimet e njerëzve që ballafaqohen me ngjarjen. Kolegu i tij në krah. Nuk mund të pretendohet qartësi absolute në çastet e para, pasi s’do të kishim nevojë për hetim. Dua të them se deklarata e parë zyrtare e Ministrisë së Brendshme është e pandryshuar, pasi që në çastin e parë pas analizimit të fakteve themelore, u konkludua se kemi tejkalim të ligjit nga efektivi. Tendenca e parë e kujtdo është që polici vepron në emër të ligjit. Në një kohë kur ai ka raportuar se ka kërkuar ndihmë. Këto janë pasqyruar në raport. Sigurisht që ka nevojë për thellim hetimi. Dinamika e ngjarjes është thelluar, por ka ngelur e hapur çështja e një arme që u fut në qarkullim në këtë histori, ajo u gjet në itinerarin e ndjekur nga viktima. Duhet sqaruar se ajo do të zbardhte shumë gjera. Çështja nuk është e mbyllur pa u sqaruar dhe çështja e armës, të panjohur, misterioze. Nuk është sqaruar dhe do të sqarohet. Më pas sqarohen dhe raportet paraprake. Nuk dyshohet dhe as panalizohet njeri për raporte paraprake.”, tha ai.

 

Check Also

Opozitarizmi po merr fuqi në Rusi

Nga Sebastian ZONJA- Bashkëopozitarët e Alexei Navalnyt në Rusi, i cili përballet me akuza që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + six =