Home / Kryesore / Vranësira mesatare dhe kthjellime, ky është parashikimi i meteorologëve për këtë fundjavë

Vranësira mesatare dhe kthjellime, ky është parashikimi i meteorologëve për këtë fundjavë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik të pozicionuar në Europën verilindore e cila do të kushtëzojë mot të stabilizuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Shtunë (19 Shtator 2020)

19 Shtator 2020 moti do të mbetet me vranësira mesatare dhe kthjellime. Era do të jetë me me intesitet të lartë kryesisht në Jug me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 16/25°C

Zonat e ulëta 17/32°C

Zonat bregdetare 21/31°C

E Dielë (20 Shtator 2020)

20 Shtator 2020 moti do të mbetet me diell dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtm Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante. Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 15/29°C

Zonat e ulëta 17/32°C

Zonat bregdetare 20/31°C

Check Also

Arrestohet 20 vjeçari në Lezhë, ja çfarë e çoi pas hekurave

Policia e Lezhës ka arrestuar një person gjatë kësaj të mërkure. Shtetasi A.R, 20 vjeç, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 15 =