Home / Kryesore / Vranësira dhe shira/ Parashikimi i motit për këtë të Martë

Vranësira dhe shira/ Parashikimi i motit për këtë të Martë

Sipas MeteoAlb, vendi ynë paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar në territor.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike. Ndërsa orët e vona të natës do të sjellin përmirësim të përkohshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë. /CNA.al

Check Also

Publikohet bilanci i Covid-19 në vend: 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë, shqetësues numri i ulët i të shëruarve

Janë zbardhur të dhënat e fundit të COVID-19 në Shqipëri nga Ministria e Shëndetësisë. Janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 6 =