Home / Kryesore / Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për sot

Mbi vendin tonë do të qarkullojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme me aktivitet në mëngjes në pjesën jugore.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ne jug, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonat kodrinore-malore të Juglindjes në orët e mëngjesit reshjet do të jenë në formën e dëborës. Mjegull e dendur parashikohet në mëngjes përgjatë luginave dhe kryesisht në juglindje e jug. Ngrica në orët e mëngjesit në zonat malore si shkak i temperaturave negative.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veri 1-10 m/sek. Në bregdet hera herës e vrullshme deri në 18 m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Check Also

Moti i keq në vend/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, disa banesa në ‘buzë të greminës’ (FOTO)

Shiu i dendur i cili prej orësh nuk pushon ka shkaktuar probleme të shumta në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + eighteen =