Home / Kryesore / Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme mbizotërojnë gjatë orëve të para të ditës së sotme, ndërsa ndonjë shi i izoluar do ketë në veriperëndim të Shqipërisë.

Mesdita sjell dominim të kthjellimeve, por sërisht mbrëmja shton vranësirat duke sjellë reshje shiu fillimisht në zonat bregdetare dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa: Europa Jugperëndimore, Ishujt Britaikë dhe Europa Jugore mbetën me vranësira të dendura dhe rreshje shiu me intesitet mesatar dhe të lartë. Po ashtu veriou i Kontinetit vijon me reshje dëbore. Ndërsa mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare do ketë Qëndra dhe Lindja e kontinetit.

Check Also

Moti i keq në vend/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, disa banesa në ‘buzë të greminës’ (FOTO)

Shiu i dendur i cili prej orësh nuk pushon ka shkaktuar probleme të shumta në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + eighteen =