Home / Kronike / Kronike / Vranë kushëririn pas konfliktit për tokën në Lushnje, arrestohen dy nga autorët

Vranë kushëririn pas konfliktit për tokën në Lushnje, arrestohen dy nga autorët

Afrim dhe Marjus Hasalla jane arrestuar diten e sotme pasi vrane kusheririn e tyre per konflikte pronesie.

Njoftimi:

Lushnjë

Kapen dhe vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit tjetër të shpalluar në kërkim.

Strukturat hetimore të DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K. H.

Check Also

Japonezi ‘ngec’ në Shqipëri/ Kapet në aeroport, habit me deklaratën

Pas mbylljes së hetimeve nga ana e Prokurorisë, në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =