Home / Aktualitet / Votues të PS në Fier i bashkohen PD, Luan Baçi: Në 25 prill vjen ndryshimi

Votues të PS në Fier i bashkohen PD, Luan Baçi: Në 25 prill vjen ndryshimi

Votues të zhgënjyer nga PS i bashkohen ndryshimit në Fier. Kjo bëhet e ditur nga Luan Baçi, kreu i degës së PD në Fier, i cili kandidon për deputet në këtë qark, për zgjedhjet e 25 prillit. Baçi u shpreh se Qeveria e Kryeministrit Basha do të punojë për mirëqenien e të gjithë shqiptarëve

Ai bashkëbisedoi në Portëz, me banorët aty, shumica e të cilëve kanë shorehur zhgënjim ei votues të vjetër të PS. Ata thonë se qeveria u orentoi shumë dhe nuk u dha asgjë, duke u marrë më shumë taksa.

“Në biznesin e Ndriçimit pavarësisht se punon e gjithë familja, në fund të vitit kur bën bilancin nuk është atje ku duhej të ishte. Kërkon ta ndryshojë sepse pavarësisht premtimeve që bëri ai që i qan zemra për biznesin, e përfshiu biznesin e vogël në tvsh duke e detyruar të shtojë shpenzimet”, tha Luan Baçi

“Jam votues i majtë por s’kam pasur asnjë përkrahje, jam i zhgënjyer, ka të drejte njeriu të ndryshojë”, tha njëri prej banorëve. Njëri prej tyre ishte edhe nenkampioni i botes ne kik boks, Albert Mahmutaj.

“Edhe unë ndihem i nënvlerësuar, para 6 muajsh më thanë se do më jepnin një farë shperblimi, në Japoni zura vendin e dyte në Botë, po na thirrën atje na dhanë leng për femijët dhe asgjë. Ndaj vota ime eshte per PD dhe ju uroj fitore”, tha ai.

Luan Baçi vuri në dukje se me ndryshimin në 25 prill do të bashkohen shumë votues të tjerë të zhgënjyër të PS dhe Fieri do të jetë një nga surprizat e mëdha të zgjedhjeve.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =