Home / Aktualitet / Votohet edhe nesër/ E SHTUNA HISTORIKE E FIDEL YLLIT

Votohet edhe nesër/ E SHTUNA HISTORIKE E FIDEL YLLIT

Nga Bledi MANE-

Brenda një jave ka dy sfida. E para nis nesër më 17 prill, e dyta të dielën tjetër 25 prill 2021. E dyta duket sfidë më e lehtë por realisht e para do jetë historike…

Fidel Ylli kandidon për president i Komitetit Olimpik Shqiptar. Kandidon për të hyrë e për të sistemuar shtëpinë e tij ku u rrit e u formëzua e kontribuoi pafund. Gjithçka ka bërë Fideli në jetë, gjithçka ka prekur si sukses apo si dështim zhbëhet para sportit. Mund të jetë biznesmen i suksesshëm, mund të jetë politikan i ekuilibrave, mund të jetë qytetar shumëdimensional, mund të jetë skraparlli tolerant, mund të jetë estetikisht korrekt por askush nuk e kujton për të tillë. Sporti, vetëm sporti mbështjell staturën e tij dhe prej sportit i filloi dhe le ti mbarojë njohja dhe fama.
Kur Shqipëria në fillimimvitet ’90 përpëlitej nga dalja prej komunizmit vrastar, “i çmenduri” Fidel Ylli bërtiste për sportin. Kur mileti mbante rradhë tu jepte fajdexhinjve Sude e Vefa lekët e familjes, Fidel Ylli rekrutonte sportistë të rinj. Lufta e 1997 shfaqi marrëzinë tonë kolektive, marrëzia individuale e Fidelit mbetej sporti.

Në gazeta, radio, ekrane televizionesh, foltore parlamenti, komisione parlamentare, programe partish Fideli ështe aty kokfortësisht duke folur e kontribuar për sportin. Nuk lodhej e as lodhet, është në habitatin e tij. Nuk u morr me sport të bëhej i pasur, sporti nga nesër e tutje do pasurohet prej tij.

Besoj u kujtohet kur shteti braktiste kampionët, shtëpia e tyre ishte Fidel Ylli ndaj nesër votojeni për President të Komitetit Olimpik Shqiptar, thjesht ti jepni simbolokisht çelësat. Gjithësesi Fideli nuk ka nevojë për çelësa, sporti është shtëpia e tij ku askujt nuk ia ka mbyllur derën. Nesër mos harroni, shtroni tapetin e kuq për Fidel Yllin. Ka 41 vite që e meriton!

Check Also

Vrasja e Mehmet Qemës nxjerr në dritë krime të tjera/ Çfarë zbuloi Policia në magazinën e viktimës

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 14 =