Home / Editorial / VOTAT PËR MANDATIN E TRETË THYEJNË REKORDIN E PUNËSIMEVE NË ADMINISTRATË

VOTAT PËR MANDATIN E TRETË THYEJNË REKORDIN E PUNËSIMEVE NË ADMINISTRATË

Nga Xhovan SHYTI –

Punësimi në administratën shtetërore ka përparuar dukshëm në tremujorin e fundit të vitit 2020, duke rezultuar i vetmi sektor me rritje të ndjeshme gjatë krizës pandemike. Fryrja e  kësaj administrate ka nisur që në tremujorin e dytë të vitit 2018 për të arritur kulmin në intervalin kohor tetor,nëndor, dhjetor 2020 që janë dhe muajt e tremujorit të fundit, paraardhës të vitit elektoral 2021. Në krahasimin sipas mesatares vjetore.numri I të punësuarve përgjatë periudhës 2018 e në vijim shënon rekordin, që nga viti 2005,

Të dhënat që e mbështesin vlerësimin e fryrjes së administratës me të punësuar të rinj, veç për sa më shumë vota në favor të mandatit të tretë të Edi Ramës,  vijnë  nga burimet zyrtare mbi punësimin ( listë-pagesat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve), që tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u zgjeruar me rreth 10 mijë persona, në raport me tremujorin e mëparshëm (rritje 6%) dhe mbi 8 mijë persona më shumë në krahasim me fundin e 2019-s (+4.7%).

Në të kundërt  punësimi në sektorin e biznesit dhe në atë bujqësor (vështirësisht të manipulueshëm për votat elektorale pro qeverisjes), referuar të njejtave listë-pagesa, rezultojnë me rënie.

Sipas statistikave të INSTAT mësohet se në tremujorin e fundit në sektorin e biznesit dolën të papunë rreth 4600 persona, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i takon sektorit bujqësor, që zë rreth 40 % të punësimit në vend , referuar të dhënave nga Anketa e Forcave të Punës, mësohet se dolën të papunë mbi 13 mijë persona.

Fryrja e administratës shtetërore ka qenë përherë një mjet për të garantuar vota të shtuara në favor të partisë apo koalicionit partiak që ka administruar qeverisjen, duke ndikuar ndjeshëm në rezultatin e votimeve.

Sigurisht  strategjia e fryrjes së administratës me punësimin e kontigjenteve që garantojnë vota ndikuese “pro”, nuk është e re. Ajo është përdorur edhe nga opozita e sotme PD, gjatë viteve të qënies në qeverisje, por edhe nga LSI-ja, që kur ka qenë në koalicion qeverisës ka administruar disa nga ministritë dhe sektorët e rendësishëm të tejfryrë nga punësimet e votaxhinjve injorantë e të paarsimuar.

Pra, fryrja e administratës me të punësuar elektoral që paguhen nga taksat e shqiptarëve të varfër është trashëgimi , kurse arritja e rekordit nga qeveria më drejtues Kryeministrin “rilindas”, që kur kërkonte votat betohej e stërbetohej për rilindjen është vërtetë një thyerje rekordi në mosmbajtjen e zotimeve të Edi Ramës.

I cili, krahas më shumë se 150 premtimeve,  u zotua se do të  qeveriste më një administratë të reformuar tërësisht, shumë herë më të reduktuar e më shumë efiçente se ajo e paardhësit të tij Sali Berisha, e cila kurrë nuk do të përdorej për qëllime elektorale./ Arberianews.net

 

Check Also

BB: Pandemia fundosi Shqipërinë, vendi më i varfër në Rajon

Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 4 =