Home / Aktualitet / Voltana Ademi letër ambasadorëve: Po kërkohet të kapet Shoqata e Bashkive të Shqipërisë

Voltana Ademi letër ambasadorëve: Po kërkohet të kapet Shoqata e Bashkive të Shqipërisë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar pas kërkesës së bërë nga Pjerin Ndreu, ku pritet të organizohet një mbledhje nga asambleja e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Nu në fokus kryesor të mbledhjes do të jetë shkarkimi i Ademit nga pozicioni i kreu të SHBSH.

Kryebashkiakja e Shkodrës, ka dërguar një letër drejt ambasadorëve duke kërkuar që të ndërhyjnë në këtë situatë dhe duke e deklaruar si një veprim në kundërshtim me ligjin.

“Në email jepen udhëzime për shkarkimin tim nga kreu i SHBSH, para datës 23 qershor 2021. Ky vendim për të më shkarkuar vjen përpara seancës që do të mbahet në Gjykatën Kushtetuese për gjykimin e legjitimitetit të zgjedhejve të 2019. Po tentohet të merret nën kontroll Shoqata e Bashkive të Shqipërisë”- shprehet Ademi.

Në mbyllje të letrës, Ademi kërkon vëmendjen e ambasadorëve në lidhje me monitorimin e zhvillimeve të fundit, pasi çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cenon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore.

 

Check Also

Me këto mënyra të thjeshta mund t’i fshihni thinjat nëse nuk doni t’i lyeni flokët

Si rregull, thinjat e para dalin pas të 30-tave! Nëse gjeni fije gri më herët, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + twenty =