Home / Aktualitet / Vllai i vdiq në Infektiv, mbesave iu hap çështje penale nga mjekja, reagon me qytetari ish-deputeti: Asnjë mos e përjetoftë

Vllai i vdiq në Infektiv, mbesave iu hap çështje penale nga mjekja, reagon me qytetari ish-deputeti: Asnjë mos e përjetoftë

Reagimi i Minarollit:

Te dashur miq te fb dhe me tej, u informova se mjekja e infektivit qe permendet me emer nga dy mbesat e mija ka hapur nje ceshtje penale?!! ndaj tyre. E drejta e saj. Po ju drejtohem edhe juve te jepni gjykimin tuaj: Mendoni sikur secili prej jush te ndodhej ne ate situate kur babai i tyre, idhulli i tyre ne castet e fundit te jetes u kerkonte ta nxirrnin nga ai vend ku e kishin lene te braktisur dhe nuk e prekte njeri me dore dhe ne komunikim me mjeken ajo u thoshte se po i benin skaner dhe te gjitha mjekimet. Pas disa castesh babai i tyre ndërroi jete.

Tani gjykoni dhe ju, ke duhet te besonin vajzat, babane apo mjeken? Njeri nuk thoshte te verteten dhe ne kete rast ai/ajo quhet genjeshtar. Ka emer tjeter? Pastaj mendoni gjendjen psikologjike te tyre ne ate moment! Tani atyre u duhet te perballen edhe me nje procedim gjyqsor kur kane edhe te jemen me infeksion ne shtepi. Nuk i shkruajta keto rradhe per te ndikuar tek drejtesia. Ajo te beje detyren e saj, por si duket ne vendin tone humanizmi dhe njerezorja po i humbet vlerat. Asnje mos e perjetofte (edhe hasmii )ate qe perjetuan dhe vazhdojne te perjetojne mbesat e mija.

Check Also

“Qepenat ulen për pushtetarët”, PD nxjerr pamje nga tregu në Cërrik

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëherazi drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × five =