Home / Aktualitet / Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin, ja çfarë paralajmëron Spartak Ngjela

Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin, ja çfarë paralajmëron Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për vlerësimin e Ardian Dvoranit nga DASH. Avokati thotë se vlerësimi i bërë nga DASH për Dvoranin është goditje e drejtpërdrejtë për presidentin Ilir Meta.

“Është një vlerësim me shumë vlerë për personalitetin tonë, por ka tre aspekte. Ngre edhe njëherë si çështje të rëndësishme luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, godet Ilir Metën nëpërmjet Dvoranit, dhe del sekretari i shtetit dhe e ngre Dvoranini, në një kohë, që ky gjyqtar, i cili unë e kam ditur dhe të gjithë e kemi ditur se ai ka qenë në avangardën në lidhjen me pushtetin gjyqësor dhe pati një goditje banale nga Ilir Meta, nga presidenti i Shqipërisë. Goditjen kryesore e merr presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai e ka goditur Dvoranin”, tha Ngjela për Euronews Albania.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka patur përplasje të vazhdueshme me ish-kreun e KED-së, Ardian Dvoranin, sa i takon emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Check Also

Shisnin vaksina të rreme kundër COVID, Interpol godet rrjetin kriminal dhe paralajmëron: Çdo vaksinë që…

Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza të vaksinës së falsifikuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =