Vitin e ardhshëm akademik 2020-2021, nota mesatare e pranimit në universitet për programet e mësuesisë do të jetë mbi 8 nga 7.5 që është këtë vit. Vendimin e ka marrë Ministria e Arsimit ku sipas tyre synohet përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies.
Ministrja, Besa Shahini, gjatë një paraqitje në Parlament njoftoi se vitin e ardhshëm akademik në programet e mësuesisë do të pranohen maturantët që do të kenë notën mesatare mbi 8.
Qëllimi i këtij vendimi tha ajo është përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies si dhe kthimi i dinjitetit të mësuesit.
Shahini: Kemi një numër të mësuesve në sistem që nuk janë të nivelit që duhet të jetë një mësues. Problemi i mësuesve në sistem është se nuk ka një mekanizëm që ata pastaj të dalin nga sistemi. Vitin akademik 2018-2019 rritëm notën mesatare për pranim në programet e mësuesisë nga 6 në 7. Sivjet e çuam në 7.5 me idenë që vitin tjetër do ta çojmë në 8.
M.C
One comment
Pingback: Shtypi.net dhe Arberianews.net janë dy portalet të cilat e kanë “denoncuar” të parat si rast, ku përmes një shkrimi publikuan VKM-në e plotë